Krasniqi nga Klina: Mbështetja për Esat Racin dhe PDK-në do të thotë perspektivë e zhvillim për Klinën

29 shtator 2021 | 23:49

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar sot komunën e Klinës, ku siç thotë ai qytetarët e këtij qyteti janë shprehur entuziastë për ndryshimin e qeverisjes në këtë komunë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij, Krasniqi ka theksuar se  ndryshimi i madh do t’i kthehet Klinës me ardhjen e kryetarit Esat Raci.

Postimi i plotë i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi:

Në Jashanicë e Gllarevë pashë entuziazëm të jashtëzakonshëm të qytetarëve të Klinës për t’i dhënë fund keqqeverisjes në këtë komunë, ku gjithçka ka stagnuar prej kohës kur nuk ka qeverisur PDK.

Mbështetja për Esat Racin dhe PDK-në do të thotë perspektivë e zhvillim për Klinën.

Më 17 tetor qytetarët e Klinës, të bashkuar e pa dallime partiake, do të votojnë për ndryshimin e madh, i cili i kthehet Klinës me Partinë Demokratike dhe kryetarin Esat Raci.

#PDK177

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këtë intervistë për televizionin kroat, Kurti flet për problemet…