Krasniqi paralajmëron agresivitet të shtuar të Serbisë: Ndalimi i autobusëve veç fillimi

17 prill 2024 | 14:08

Milazim Krasniqi, profesor universitar në Universitetin e Prishtinës, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas profesorit Krasniqi, Serbia ka nisur të aktrojë rolin e viktimës dhe t’ia faturojë qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se mund të ketë më agresivitet të Serbisë drejt Kosovës.

“Tash që rasti i Banjskës u minimizua, mund të ketë agresivitet të shtuar të Serbisë drejt Kosovës, po edhe të serbëve në Kosovë. 21 prilli paraqet një rast për eskalim drejt konfliktit. Ndërsa bllokimi i autobusëve në Serbi mund të jetë vetëm fillimi i një serie të re të presioneve. E kam thënë shumë herë: nuk ka zgjidhje policore për veriun. Nuk ka zgjidhje në stilin “merre ose lëre.” Vetëm zgjidhja politike e negociuar shmang rrezikun e konfliktit”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim ka dënuar me 35…