Krasniqi për Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun: Shembull se dashuria për atdhe mund të jetë më e fortë se frika nga vdekja

02 nëntor 2025 | 14:26

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

“Tek varret e dy heronjve tanë, Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut, jo për të vendosur vetëm lule, por për të rikonfirmuar se amaneti i tyre jeton, në kujtesën tonë, në veprën tonë dhe në rrugën që ndjekim për një Kosovë të lirë, të pavarur e të zhvilluar”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Ai ka thënë se ata ishin shembulli se fjala dhe pushka mund të jenë një dhe se dashuria për atdheun mund të jetë më e fortë se frika nga vdekja.

“Edhe 36 vjet pas, idealet e tyre janë po aq të freskëta sa dita kur ranë. Ata ishin shembulli se fjala dhe pushka mund të jenë një dhe se dashuria për atdheun mund të jetë më e fortë se frika nga vdekja. Fryma e tyre u bë udhërrëfyese për brezin që më vonë u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xabi Alonso lavdëroi maksimalisht Alvaro Carreras pas golit të tij…