Krasniqi për Kurtin: Njëherë kishte shkuar me armë në Kuvend, i thash se ‘ke shikuar shumë filma’
25 maj 2026
| 22:36
Florin Krasniqi nga Partia Socialdemokrate, në emisionin “Click” në RTV21, kujtoi një episod të mëhershëm me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me mbajtjen e armëve në parlament.
Ai tha se kishte biseduar drejtpërdrejt me Kurtin për këtë çështje.
“Ai më tha se e kishte armën. E pyeta nëse kishte qëlluar ndonjëherë me të dhe më tha jo. I thashë se ‘ke shikuar shumë filma’. Ai dëshiron të bëjë katrahura”, deklaroi Krasniqi.



