Krasniqi për raportin me Rrahmanin: Kuptohemi shumë mirë, siikurse te Ballkani

11 mars 2024 | 12:31

Futbollisti Ermal Krasniqi ishte pjesë e emisionit “Koha Shtesë”. Futbollisti nga Kosova, i cili luan si sulmues krahu tek skuadra Rapid Bukuresti, asistoi dhe gjithashtu shënoi vetë në fitoren 4-0 të skuadrës përballë Fotbal Club FCSB.

Rapidi arriti të siguronte pozitën e dytë në ndeshjen e fundit të fazës së kampionatit para asaj të “play-off”, duke e mbyllur edicionin nëntë pikë prapa FCSB, ku në “play-off” do të kërkojë të ketë sukses.

Në tetë paraqitje Krasniqi ka shënuar katër gola duke gjetur formën në fushë së bashku me një lojtar tjetër nga Kosova, Albion Rrahmani. Krasniqi i cili filloi edicionin si lojtar i skuadrës rivale CFR Cluj kaloi tek Rapid në afatin kalimtar dimërorë dhe diskutoi për periudhën e tij një vjeçare tek Cluj, si dhe për raportin e tij në fushë me Rrahmanin.

Urime për suksesin e skuadrës ndaj FCSB, si ishte kjo fitore për ju?
Krasniqi: Për ne ishte fitore shumë e rëndësishme dhe besoj që e merituam, ishte një ndeshje dhe fitore e rëndësishme në kampionat.

Si është raporti juaj me Albion Rrahmanin, duket se arrini të kuptoheni shumë mirë bashkë në fushë?
Krasniqi: Në të kaluarën ne kemi luajtur tek Ballkani bashkë, është e vërtetë se ne kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin tek Rapid, ashtu siç bashkëpunonim tek Ballkani.

Çfarë ka ndryshuar pas ndryshimit të klubit nga Cluj te Rapidi?
Krasniqi: Gjashtë muajt e parë ishin shumë të mirë, kurse gjashtë muajt e dytë nuk ishin të mirë, për mua faktori kryesorë ishte ndryshimi i trajnerit së skuadrës ku pasi kjo gjë ndodhi nuk kisha mundësi nga ai që të shfaqja atë çfarë mund të bëjë.

Sa i vështirë është kampionati i Rumanisë?
Krasniqi: Kampionati i Rumanisë është i vështirë, futbolli zhvillohet dhe luhet fizikisht dhe është një dallim i madh nga futbolli në Kosovë, paraqitjet në Evropë me Ballkanin na kanë ndihmuar të jemi gati për anën intensive të kampionatit dhe të adaptohemi më lehtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka…