Krasniqi pret në takim ambasadorin amerikan: ShBA-ja, kryealeati strategjik i Kosovës

16 shkurt 2024 | 12:39

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në selinë e partisë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.

“Në prag të shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar lart mbështetjen e pakusht e të parezervë të SHBA-ve në rrugëtimin e gjatë të vendit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, theksova se është thelbësore ruajtja dhe thellimi i partneritetit me ShBA-të – kryealeatin strategjik të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet në këtë drejtim, të luaj rol konstruktiv në avancimin e raporteve të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik në Mal të Zi,…