Krasniqi pret në takim Kosnettin: Bashkërendimi me Uashingtonin, i pazëvendësueshëm

22 korrik 2021 | 12:59

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Ai ka thënë se lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e shenjtë dhe e pathyeshme.

Në takim me ambasadorin Philip Kosnett, Krasniqi ka theksuar se PDK-ja si në pozitë ashtu edhe në opozitë, gjithmonë ka investuar në forcimin e raporteve mes vendeve dhe popujve tanë dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Për PDK-në, bashkërendimi me Uashingtonin për çështje të interesit strategjik është vital dhe i pazëvendësueshëm. Ambasadorin Kosnett e njoftova se PDK-ja si lidere opozitare do të angazhohet me kompetencë dhe profesionalizëm që të ofrojë alternativë kredibile për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Krasniqi pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti me prejardhje nga Hani i Elezit të Kosovës, Enis…