
Krasniqi takohet me përfaqësues të GIZ-it, diskutojnë për projektet për menaxhimin e mbeturinave
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë me dije se të enjten ka zhvilluar një takim me përfaqësues të organizatës gjermanë GIZ, ku është njoftuar mbi projektin e tyre për menaxhimin e mbeturinave dhe se si të arrijnë të implementojnë reformat institucionale ndër komunale.
Ai ka shkruar në “Facebook” se në këtë takim ka theksuar se menaxhimi i mbetjeve është thelbësor për ruajtjen e qëndrueshmërisë mjedisore dhe të shëndetit publik.
“Hedhja dhe riciklimi i duhur i mbetjeve redukton ndotjen, kursen burimet dhe minimizon rreziqet shëndetësore. Bashkëpunimi ndërkomunal i rrit këto përpjekje duke bashkuar forcat, ekspertizën dhe infrastrukturën për të trajtuar mbetjet në një shkallë më të gjerë dhe për të gjetur zgjidhje me kosto efektive”.
“Shprehëm gatishmërinë tonë për bashkëpunim dhe bashkë orientim të politikave të gjelbra duke kontribuar në përpjekjet globale për të adresuar çështjet mjedisore ku do të përfitonin komunitetet lokale dhe do t’i jepej përparësi mbrojtjes dhe qëndrueshmërisë së mjedisit. U dakorduam për takime me të shpeshta dhe koordinim më të gjerë ndërinstitucional”, ka shkruar Krasniqi.