Krasniqi thotë se Abdixhiku ra në ‘kurthin politik’ të Kurtit
Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka vlerësuar se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka rënë në “kurthin politik” të Albin Kurtit të Vetëvendosjes kohëve të fundit.
Ai ka thënë se qëllimi i Kurtit nuk ka qenë gjetja e një zgjidhjeje për çështjen e presidentit.
“Ai (Kurti) tashmë e kontrollon këtë post dhe synimi i tij është ta mbajë sa më gjatë, përmes prodhimit të krizave politike dhe zvarritjes së proceseve. Që nga shpallja e aktgjykimit të Kushtetueses, strategjia ka qenë të amortizohet efekti politik që një afrim i Osmanit me LDK-në mund të sillte. Rrjedhja e votave synohej të ndalej përmes ‘negociatave’ të fokusuara vetëm me LDK-në. Duke rënë në këtë kurth politik, LDK jo vetëm që i mundësoi Kurtit të blejë kohë, por edhe të zbehte efektin politik që Osmani mund të prodhonte”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.



