Krasniqi tregon pse qytetarët e Hanit të Elezit duhet ta votojnë kandidatin e PDK-së
27 shtator 2021
| 21:16
“Hani i Elezit deri sot ka qenë veç vendkalim, por me PDK-në dhe kryetarin e ardhshëm të kësaj komune, Mehmet Ballazhi, do ta bëjme Hanin e Elezit edhe vendqëndrim”, kështu ka thënë lideri i PDK-së, Memli Krasniqi në aktivitetin zgjedhor në Han të Elezit.
Ai ka theksuar se është koha që kjo komunë të shndërrohet në zonë ekonomike, sepse është portë e Kosovës me Maqedoninë e Veriut e prej andej, me shumë vende të tjera.
“Nën udhëheqjen e Mehmet Ballazhit dhe PDK-së, më 17 tetor do të fillojë një kapitull i ri i ngritjes dhe zhvillimit të Hanit të Elezit, me një vizion modern e më gjithëpërfshirës”, ka deklaruar Krasniqi.



