Krasniqi, zyrtarëve nga Finlanda: Marrëveshja me Serbinë është e pamjaftueshme

30 mars 2023 | 11:44

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen, të shoqëruar nga Jeeni Laakso nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Annina Peltonen nga Fondacioni për Paqe “Marti Ahtisaari”.

Krasniqi ka bërë me dije se me përfaqësuesit finlandez, ka biseduar për situatën politike në Kosovë, pas pranimit të marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia.

Në këtë kontekst, Krasniqi ka thënë se kjo marrëveshje, mbi të gjitha është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të kryeministrit Albin Kurti dhe nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare.

“Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kam pritur Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, të shoqëruar nga Jeeni Laakso nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Annina Peltonen nga Fondacioni për Paqe ‘Marti Ahtisaari’ (CMI). Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situatën aktuale politike, pas pranimit të propozimit evropian nga kryeministri Kurti në Bruksel dhe dakordimit për aneksin e zbatimit të tij në Ohër. Për ne, kjo marrëveshje, e cila nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse dhe që heq dorë nga njohja e ndërsjellë, është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë prej dekadash me Serbinë.   Kjo marrëveshje, mbi të gjitha është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të kryeministrit Kurti dhe nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare. Mysafirët i falënderova për vizitën dhe mbështetjen konstante që Finlanda ka dhënë për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan do të përballet të dielën me Napolin në…