Kremlini mohon se ka humbur një raketë bërthamore

22 gusht 2018 | 17:13

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka hedhur poshtë raportimet e një rrjeti televiziv amerikan se Rusia ka humbur një raketë me fuqi bërthamore në Detin Barnet në vitin 2017 dhe tani ka nisur një mision për ta rimarrë atë.

Televizioni “CNBC” ka raportuar më 21 gusht se raketa ruse vazhdon të jetë e humbur diku në det, pas një testi të dështuar në fundin e vitit 2017.

Ky rrjet televiziv gjithashtu ka raportuar se ekipet ruse janë duke u përgatitur që ta rikuperojnë raketën e humbur, e cila thuhet se ka humbur gjatë një testimi në nëntorin e vitit 2017.

Kjo medie amerikane po ashtu ka raportuar se tri anije do të përfshihen në operacionin e rikuperimit të kësaj rakete, përfshirë këtu një anije që është e pajisur për të trajtuar materiale radioaktive, që gjenden në bërthamën e raketës.

Peskovi ka thënë se “në kontrast me rrjetin televiziv amerikan, unë nuk kam informacione të tilla”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka aprovuar Koncept-dokumentin për plotësim ndryshimit të…