Krerët shtetërorë pas përkujtimit në Koshare, në drekë me muzikë live

09 prill 2018 | 21:22

Pas përkujtimit të Betejës së Koshares, krerët e shtetit kanë ngrënë drekë së bashku në Gjakovë.

Kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe disa liderë tjerë, kanë ngrënë drekë së bashku, ndërsa janë argëtuar me muzikën live të Shkëlzen Jetishit, i cili në mënyrë të veçantë përshëndet kryeministrin dhe luftëtarët nga Gjakova.

Aty ishin të pranishëm edhe zyrtarë tjerë të shtetit të Kosovës.

Videoja është publikuar në Facebook nga këngëtari Korab Jetishi.

Gepostet von Korab Jetishi am Montag, 9. April 2018

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka…