Kreshnik Ukaj, ‘ylli i javës’ në Superligë

18 tetor 2021 | 12:54

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

Sulmuesi 26-vjeçar, Kreshnik Uka është ndër më të merituarit për rezultatet pozitive të ekipit kuqezi nga Skenderaj, si me lojën e shfaqur, ashtu edhe me golat e tij. Ukaj shënoi 2 gola në ndeshjen e javës së 9-të që skuadra e tij e mposhti FC Feronikelin. Me këtë fitore Drenica u rikthye në pozitën e liderit në Superligë.

Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e skuadrës së Drenicës e dorëzoi Fatos Rushiti, menaxher i degës të BKT në Skenderaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka…