Kreshniku u jep dhurata 130 nxënësve të shkollës ku babai i tij, tani dëshmor kombi, ishte mësues

31 dhjetor 2022 | 11:02

Aktori i njohur, Kreshnik Ibrahimi nga ish-Jabllanica e Gjakovës, tani Shqiponja ka ndarë edhe këtë vit si vitet tjera shumë dhurata për nxënësit e fshatit të tij të lindjes Shqiponjë.

Ibrahimi ka ndarë 130 dhurata për 130 nxënës sa ka gjithsejt kjo shkollë në këtë fshat, i cili dha shumë heronjë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Pikërisht në këtë shkollë ka dhënë mësim para luftës në Kosovë babai i tij, Gani Ibrahimi, dëshmor i Kombit i cili dha jetën në mbrojtje të Jabllanicës dhe Kosovës bashk me shumë bashkëluftëtar të tij.

Njoftimi i plotë:

”130 Dhurata – 130 Zemra ju dergoj”

Ashtu si çdo vit me mundesit e mia si Artist kam derguar ne Shkolle e Fshatit tim ne Shqiponje dhurata per 130 nxenesit e ksaj shkolle!

Ne nderim te Babait tim Deshmor Gani Ibrahimi i cili 27 vite dha mesim ne kte shkollë ku une mesova germat e gjuhes Shqipe!

Falenderoj Drejtorin e shkolles Z.Hysen Brahimaj i cili shperndau kto dhurata edhe pse ne mungesen time! Une biri juaj Kreshnik Ibrahimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk ka pasur…