Kreu grabitjen më të madhe në Angli, shqiptari martohet në Tropojë pas lirimit nga burgu

01 nëntor 2021 | 00:01

Jetmir Buçpapa ishte një nga personat e bandës prej 6 anëtarësh që vodhën 53 milionë paund nga depoja e Securitas në Tonbridge, Kent.

Ai është martuar disa muaj pasi u lirua para afatit të caktuar. Buçpapa, u arrestua së bashku me gjashtë të tjerë në vitin 2008 për vjedhjen e 53 milionë paundëve nga depoja e ‘Securitas në Tonbridge’, e cilësuar si një nga grabitjet më të mëdha në Britani.

Mbi 30 milionë paund ende mungojnë, por Buçpapa e bindi gjyqtarin se nuk kishte asgjë dhe u urdhërua të paguante vetëm një paund.

41-vjeçari shqiptar u dënua me 15 vjet burg për grabitje, rrëmbim dhe armë.

Ai u lirua në gusht të vitit të kaluar (2020) dhe u deportua në Shqipëri.

Gruaja e parë britanike e Buçpapaës, Rebecca, ishte zotuar t’i qëndronte pranë, por ata thuhet se janë divorcuar ndërsa ai ishte në burg.

Mësohet se Buçpapa u martua sërish me Besiana Dunishën në qytetin e tyre të lindjes, Tropojë, me një festë luksoze.

Burime nga Shqipëria bënë me dije se autoritete britanike nuk kanë asnjë kërkesë  për të hetuar ndonjë pronë apo investim nën emrin e tij apo të të afërmve të tij, shkruan Mirror

Gjatë grabitjes së vitit 2006, sulmuesit të paraqitur si policë rrëmbyen menaxherin e depos dhe familjen e tij. ata gjithashtu lidhën 14 punonjës nën kërcënimin e armëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pas votimit të sotëm të përsëritur në një vendvotim,…