Kreu i OBSH-së i përgjigjet presidentit Trump

09 prill 2020 | 01:36

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, iu është përgjigjur të mërkurën kritikave të Presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas CNN, menaxhimi i pandemisë nga organizata është shqyrtuar gjithnjë e më shumë, ndërsa rastet globale nga coronavirusi kanë shkuar mbi 1 milion.

Me këtë rast Presidenti amerikan Donald Trump, kërcënoi se do të hiqte fondet për OBSH-në. “Ju lutemi mos e politizoni këtë virus”, ka thënë drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi në Gjenevë.

“Nëse nuk doni që rastet e virusit të rriten atëherë nuk duhet ta politizoni këtë çështje”, është shprehur ai. “Uniteti i vendit tuaj do të jetë shumë i rëndësishëm për të mposhtur këtë virus të rrezikshëm”, ka thënë ai.

“Më 5 janar OBSH njoftoi të gjitha vendet anëtare për shpërthimin e ri, duke publikuar lajme për virusin në faqen e saj të internetit. Ndërkaq më 10 janar ka publikuar një paketë udhëzimesh për vendet se si të zbulojnë dhe të testojnë rastet e mundshme”, ka thënë të mërkurën Ghebreyesus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi tek Interi? Për transmetuesin argjentinas TNT Sports nuk…