Kriza energjetike, strategjia për treg të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës

09 nëntor 2021 | 22:19

Shqipëria prodhon energji elektrike nga burime të pastra, më shumë se çdo shtet tjetër i Ballkanit Perëndimor.

Në vend prodhohet 95% e energjisë nga burime hidrike, nivel ky shumë më i lartë se Mali i Zi që prodhon 55 për qind të sasisë apo Kosova me vetëm 5 për qind.

Vendet e tjera të Rajonit e prodhojnë pjesën dërrmuese të energjisë elektrike nga qymyri. Kosova prodhon rreth 94 për qind të energjisë nga linjiti, Serbia 65 për qind, ndërsa vendet e tjera në rreth 60 për qind.

Ndonëse nga burimet ujore arrihet të prodhohet mesatarisht sa 80 për qind e nevojave që vendi ka, shpërndarja e pabarabartë e reshjeve dhe kapacitetet e ulëta ujëmbledhëse bën që Shqipëria të përballet herazi me mbiprodhim e në disa raste me mungesë.

Instituti për Politika Zhvillimore në Kosovë, në një studim të quajtur, “Bashkimi energjetik Kosovë-Shqipëri, Sfidat dhe Mundësitë” sugjeron edhe një strategji se si mund të vihet në batim tregu i përbashkët mes dy vendeve.

Sipas Gjoçajt, bashkimi i tregjeve të energjisë elektrike do të kontribuojë në zgjerimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe rritjen e konkurrencës në tregje si dhe në ruajtjen dhe zgjerimin e një tregu me çmime të drejta.

Në fund të tetorit, Zyra e Rregullatorit për Energji , Enti Rregullator i Energjisë së Shqipërisë dhe operatorët e sistemeve të transmetimit të Shqipërisë dhe Kosovës (OST dhe KOSTT) nënshkruan edhe Marrëveshjen Kornizë të bashkëpunimit të tregjeve të energjisë elektrike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri shqiptar Alban Beqiri, mori pjesë në Kampionatin Botëror të…