KRM “Uniteti” rritë pagat e punëtorëve

16 shkurt 2023 | 13:57

Ndërmarrja Publike Lokale “Uniteti”, nga muaj shkurt punëtorëve fizik dhe shoferëve të operativës do t’ua rritë pagat. Kështu ka bërë të ditur kryeshefi ekzekutiv i “Unitetit”, Gazmend Morina.

Morina ka bërë të ditur se: “Pasi qe nuk na ndihmoj Qeveria, dojna me i rrit rrogat e punëtoreve fizik dhe shofereve te operatives krye ne vete, me para te punës tone”.

Njoftimi i plotë i Morinës:

Çka ka, çka s’ka!

Qe t’u përgatit për rritje te rrogave ne “Unitet”, e cila do t’i tejkaloj me përqindje rritjet e Qeverise qe i ka bere për zyrtaret e ministrive, arsimit, shëndetësisë, etj.

Pasi qe nuk na ndihmoj Qeveria, dojna me i rrit rrogat e punëtorëve fizik dhe shofereve te operatives krye ne vete, me para te punës tone?

Rrogat e shkurtit do te dalin me rritje, se kane mëndu zyrtaret qe paguhen nga buxheti i shtetit qe veç atyre do te ju rritet rroga ?

P.S.: parashikoj se dikush mundet me thane, pse me ju ndihmua Qeveria kur ju jeni ndërmarrje lokale. Qe pse, sepse ndërmarrja “Uniteti” është subvencionuar nga gjitha qeveritë paraprake ?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Sllavizimi i kishave shqiptaro-bizantine të Kosovës projekte të hershme të…