Krokodili indian mban 100 ‘foshnja’ në kurriz pas çiftimit me 7-8 femra

07 shtator 2020 | 10:44

Të dalësh shëtitje me fëmijët merr një kuptim krejt tjetër për prindërit krokodilë. Në këtë imazh të fotografit indian Dhritiman Mukherjee, një krokodil mashkull “gavial” në ujërat e parkut kombëtar Chambal pret me durim teksa më shumë se 100 foshnja njëmuajshe të tij i ngjiten në kurriz për të udhëtuar me të.

“Ka krokodilë të tjerë që i mbajnë foshnjat e tyre në gojë”, ka thënë eksperti britanik i zvarranikëve Patrick Campbell.

Krokodilët garialë arrijnë deri në 4.5 metra gjatësi dhe peshojnë rreth 900 kilogramë. Ata quhen kështu prej gungave në fund të turirit të meshkujve të njohura si ‘ghara’ në gjuhën indiane.

Me këto gunga ata fuqizojnë tingujt e tyre dhe fryjnë flluska gjatë sezonit të çiftimit. Garialët janë një specie e rrezikuar krokodilësh, me rreth 650 adultë të mbetur në ujërat e Indisë e të Nepalit. Në rezervatin indian të Chambal gjenden rreth 500 ekzemplarë të rritur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Shërbimeve Publike në Skenderaj, bashkë me kompaninë “Uniteti”,…