Kroos dëshiron të pensionohet në Real Madrid

05 qershor 2020 | 17:33

Ka mjaftuar një ndeshje e madhe mos aktivizimi, në Ligën e Kampionëve kundër Manchester City, që të nisin spekulimet për një largim të mundshëm të Toni Kroos nga Real Madridi.

Këto spekulime u rritën edhe më shumë, kur pas ndeshjes, Kroos dhe Pep Guardiola diskutuan në “Santiago Bernabeu” për disa minuta.

Megjithatë, edhe njëherë, Kroos ka përsëritur se dëshira e madhe e tij është që t’i varë atletet në “Santiago Bernabeu”.

“Në botën e futbollit tri vite janë shumë të gjata dhe unë synoj të përmbushi kontratën. Atëherë do të jem 33 vjeçar dhe do t’i shikoj gjitha opsionet; të qëndroj, të bëj diçka tjetër apo t’i jap fund karrierës. Natyrisht, dëshira ime është që ta përfundoj karrierën në Real”, deklaroi Kroos për AS.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
06.06.2020 Punime të domosdoshme për siguri te sistemit Gjilan 1.…