Kroosi kundër zvogëlimit të pagave

08 prill 2020 | 20:15

Real Madridi po studion një mënyrë për të zvogëluar pagat e grupit të madh të lojtarëve që ka klubi, ku sipas “As” pritet një shkurtim prej 12% deri në 20%, ka nga ata që nuk janë aspak dakord me këtë masë.

Toni Kroos nuk e fsheh dhe del hapur kundër kësaj lëvizjeje. Deklaratat e tij kanë bërë në Spanjë të nisin polemikat.

“Mendoj se paga duhet të vijojë të merret e plotë dhe më pas çdo kush prej nesh duhet të bëjë diçka të mirë me ato para. Të gjithë na kërkojnë të ndihmojmë, ka shumë situata ku ndihma është vërtet e nevojshme. Shkurtimi i pagës për mua është si një dhuratë e kotë, ose më mirë një donacion ndaj klubit”, ka thënë Kroos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Drejtorëve të Infrakosit, përmes një komunikate për media…