Suspendohet kryeshefi i “Infrakosi”-it, Agron Thaçi

08 prill 2020 | 20:15

Bordi i Drejtorëve të Infrakosit, përmes një komunikate për media kanë njoftuar se kanë suspenduar përkohësisht nga detyra kryeshefin e kompanisë, Agron Thaçin.

Sipas këtij njoftimi, ky vendim është marrë dje në një mbledhje të jashtëzakonshme të bordit, ku është diskutuar për aktakuzën ndaj Thaçit.

“Me anë të kësaj komu­nikate njoftojmë të gjitha mediet e shkr­uara dhe elektronike se me datën 07.04.2­020 Bordi i Drejtorë­ve i Infrakos Sh.A pas një mbledhje të jashtëzakonshme ka su­spenduar përkohësisht z. Agron Thaçin nga pozita e ë Kryeshe­fit Ekzekutiv të NP-së Infrastruktura e Hekurudhave e Koso­vës INFRAKOS SH.A. Në këtë takim të Bordi me të vetmen rend të ditës ka diskutuar ngritjen e aktakuzës nga prokuroria the­melore në Prizren qe i është bërë të një­jtit. Bordi ka vlerësuar se në asnjë moment nuk vihet në dyshim fajësia për punë menaxheriale të KE-së, por masa e ndërmarrë ka për qellim ruajtjen e standardeve të larta të Qeverisjes korporatave të NP-së Infrakos “Sh.A”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të aktiviteteve “Forum 2020”, në Institutin e studimeve…