Kroosi paralajmëron pensionimin nga futbolli?

13 tetor 2022 | 15:05

Toni Kroos ka folur lidhur me planet për të ardhmen e tij. Mesfushori gjerman, Toni Kroos është pyetur edhe një herë për planet e tij për të ardhmen dhe komentet s’linin asgjë të sigurt.

Lojtari i Real Madridi e ka bërë të qartë vetëm një gjë: ai dëshiron të pensionohet te Real Madrid. Por, kur? “Unë e kam bërë të qartë që është Real Madridi skuadra ku dua ta mbyll karrierën. Në çfarë date? S’mund ta them. Ndoshta në një vit apo dy, ose më vonë, s’e di”, ka thënë Kroosi.

Kroosi ka qenë pjesë kyçe e Real Madridit. Ai, me skuadrën spanjolle ka fituar katër Champions League, përfshirë tri radhazi në 2015/16, 2016/17 dhe 2017/18.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Kryetari aktual i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha…