KRU “Gjakova”: Gjendja e ujit është si duhet, s’ka vend për shqetësim

13 korrik 2021 | 14:38

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka deklaruar se qytetarët që furnizohen nga kjo kompani nuk kanë nevojë të shqetësohen pasi gjendja e ujit është si duhet.

Përmes një reagimi në “Facebook”, KRU “Gjakova” shkruan se këtë njoftim po e bëjnë pas dyshimeve për kontaminim të ujit të pijes në Komunën e Deçanit.

“E kemi obligim moral që të sqarojmë konsumatorët të cilët furnizohen nga rrjeti i ujësjellësit të KRU ”Gjakova”, duke i informuar që nuk ka vend për shqetësime, sepse trajtimi i ujit për pije që furnizon konsumatorët e KRU ”Gjakova”, bëhet sipas proceseve teknologjike për trajtim, në Impiantin e Trajtimit të ujit për pije gjegjësisht në Stacionin e Filtrimit”, thuhet në njoftim.

Sipas KRU-së, cilësia e ujit monitorohet gjatë 24 orëve, duke iu nënshtruar testeve mikrobiologjike dhe fiziko-kimike nga laboratorët e duhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Coco” është kënga e parë e ish-konkurrentes së “Për’puthen +40”,…