KRU “Prishtina”: Sanohet gypi kryesor në Shkabaj, furnizimi rikthehet gradualisht
20 prill 2026
| 10:10
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët se punimet për sanimin e gypit kryesor furnizues në lokacionin Shkabaj kanë përfunduar me sukses, falë angazhimit të ekipeve në terren.
Pas përfundimit të intervenimit, furnizimi me ujë është duke u rikthyer gradualisht. Gjatë ditës së sotme pritet që situata të normalizohet plotësisht në zonat e prekura, përfshirë Fushë Kosovën, Obiliqin, lagjen Kalabria, si dhe zonat tjera që mund të kenë pasur ndërprerje të përkohshme.
KRU “Prishtina” falënderon të gjithë konsumatorët për mirëkuptimin, durimin dhe bashkëpunimin gjatë kohës së realizimit të punimeve.



