KRU ‘Prishtina’ tregon se kur do të ketë ujë në Fushë Kosovë, Obiliq dhe ‘Kalabri’

22 nëntor 2022 | 15:51

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka bërë me dije se në Fushë Kosovë sot (e martë) do të ketë ujë nga ora 17:00 deri në orën 22:00 dhe nesër (e mërkurë) nga ora 06:00 deri në 09:00.

Po ashtu, kjo kompanie ka bërë me dije në lagjen “Kalabria” në Prishtinë dhe Obiliq në pjesën dërmuese, tash për tash ka furnizim me ujë të pijshëm, përmes zgjidhjeve alternative.

“Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditët të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njëjtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për t’u trajtuar pastaj për pije ( FPU Shkabaj). Si shkak i kësaj, kemi rritje të turbullirës, nivel që bën të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Ju njoftojmë që, impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj është jashtë funksionit, ngaqë niveli i turbullirës në kanalin e Ibrit vazhdon të jetë i lartë”.

“Brenda 24h të mobilizuar teknikisht kemi arrit të realizojmë një zgjidhje alternative të përkohshme, deri në stabilizimin e nivelit të turbullirës në kanalin e Ibrit (i cili menaxhohet nga NH ‘Ibër Lepenc’). Pas një periudhe pesëvjeçare, kemi riaktivizuar gypin e çelikut me diametër fi 400 mm dhe gjatësi 2 km nga rezervuari i Arbërisë (i cili mbushet me ujë nga impianti i trajtimit të ujit Albanik/Batllavë) deri në rezervuarin në Shkabaj, që më pas të shpërndahet një sasi e ujit, që sado pak të e zbusë situatën e furnizimit me ujë”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShTI) e ka shkëputur…