KRU ‘Prishtina’: Uji i pijshëm është 100 për qind i sigurt

27 shkurt 2020 | 11:42

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se vazhdimisht kryen kontrollet e nevojshme të cilësisë së ujit dhe se uji i pijshëm është 100 për qind i sigurt.

Në një njoftim dërguar medieve kjo kompani, ka theksuar se laboratori kryen kontrolle ditore bazike si dhe periodike të kualitetit të ujit bazuar në Standardet cilësore aplikative (U.A.16/2012) dhe ato evropiane (Direktiva 98/83/EC) mbi kualitetin e ujit për përdorim nga njerëzit.

“Aplikimi i standardeve është në interes të të gjithë konsumatorëve të Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, Podujevës, Drenasit, Graçanicës dhe Fabrikës së trajtimit të ujit në Shkabaj. Laboratori i cilësisë së ujit me planin e tij të monitorimit të brendshëm, ka në procedurë pikë së pari mbledhjen dhe marrjen e mostrave të ujit të përpunuar nga rrjeti i ujësjellësit, aeratorëve, liqeneve, puseve dhe lumenjve”.

“Laboratorët tanë të cilët janë të akredituar shfrytëzojnë metoda standarde për parametrat të cilat janë të aprovuara nga BE-ja, sipas procedurës të cilat janë dhënë me Direktivën 98 (93) EC. Sipas planit ditor, javor dhe mujor për monitorimin e brendshëm të kualitetit të ujit në KRU “Prishtina”, të burimeve sipërfaqësore Albanik, Badoc, Bivolak, Mihaliq (Kanali Ibër-Lepencit) si dhe burimeve nëntokësore Kroni, Obiliq, Shtime, Lipjan, Peran (Podujevë), Miradi, Graqanicë dhe Vragoli si dhe 15 pikat në rrjetin e qytetit, në aplikim të monitorimit të shpejtë bazik dhe vijues përcjellim çdoherë kualitetin e ujit të pijshëm në çdo pikë mostrimi”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City e fitoi përballjen e parë me Real Madridin…