Guardiola: Asgjë nuk ka përfunduar për kualifikim

27 shkurt 2020 | 11:30

Manchester City e fitoi përballjen e parë me Real Madridin (1-2) në “Santiago Bernabeu”, por trajneri Pep Guardiola, ka thënë se asgjë nuk ka përfunduar sa i përket kualifikimit.

“Ne erdhëm për fitore dhe ia dolëm. Por, ka mbaruar vetëm pjesa e parë. Nëse një skuadër është në gjendje të rikthehet nga ky disavantazh, atëherë është Reali. Në fazën kur po luanim më mirë, ne pranuam gol. Më pas në fazën kur Reali po luante më mirë, ne shënuam gol. Kështu e ka futbolli. E mbaj në mend ndeshjen çerekfinale dy stinor më parë në ‘Anfield’ kundër Liverpoolit, kur po luanim jashtëzakonisht mirë, por Liverpooli realizoi nga çdo tentim që pati në portë”, ka deklaruar Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arabia Saudite i ka pezulluar përkohësisht hyrjet për pelegrinazhin Umrah…