Kryebashkiaku i Miamit ka koronavirus, por nuk dallohet fare

16 mars 2020 | 10:44

Kryebashkiaku i Miamit, Francis Suarez ka Covid-19, por nëse do ishit afër me të, s’do e dallonit fare.

Sigurisht, askush nuk do të ketë fatin t’i qëndrojë afër– kryebashkiaku është izoluar në shtëpi që kur mori vesh se një zyrtar brazilian me të cilin ishte takuar ishte diagnostikuar me Covid-19. Të enjten, Suarez u testua nga departamenti i shëndetësisë dhe të premten njoftoi se analizat rezultuan pozitive.

Deri më tani, ndihet mirë.

“Simptoma të lehta ose aspak simptoma,” tha Suarez në një video që e postoi të dielën në mëngjes. Kryebashkiaku përditëson çdo ditë ndjekësit dhe qytetarët mbi gjendjen shëndetësore, simptomat, temperaturën dhe mendimet përmes videove në formë ditari.

Deri më tani, Covid-19 ka qenë një sëmundje e lehtë për 42-vjeçarin që më parë gëzonte shëndet të plotë dhe nuk vuante nga probleme të tjera imunitare. Ai merr qetësues për dhimbjet e trupit dhe nuk ka temperaturë, vetëm rrufë.

“Jam shumë me fat që hyj në kategorinë e 80% të të infektuarve që përjetojnë simptoma të lehta,” tha ai.

Suarez nuk përfshihet te grupi më i rrezikuar i popullsisë, si të moshuarit dhe ata me probleme imunitare. Mungesa e simptomave të kryebashkiakut shërben si argument i fortë për t’u distancuar nga të tjerët dhe për të shmangur grumbullimet publike si mënyra më efektive për të minimizuar transmetimin te të tjerët.

Anabel/Burimi: Miami Herald

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë goditi qarkun Ruydar të…