Kryebashkiaku i Kukësit: Nuk takohem me Ramën pa u liruar të arrestuarit

01 prill 2018 | 14:22

Kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu, në një konferencë për medie ka bërë me dije se nuk do të takohet me kryeministrin Edi Rama pa u liruar qytetarët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit.

“Sot jam në krah të qytetarëve të Kukësit, pa dallime politike. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të personave të arrestuar. I bëjë thirrje Edi Ramës që të lirojë të arrestuarit dhe të ulet e të dëgjojë qytetarët e Kukësit. Unë nuk shkoj në takim me Ramën nëse nuk lirohen ata që janë arrestuar”, ka thënë Shehu.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi francez Antoine Griezmann nuk ka ndërmend të largohet nga…