Kryediplomatja kroate: Do ta përkrahim anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe Interpol

14 mars 2018 | 12:05

Ministrja e Jashtme e Kroacisë, Marija Pejqinoviq-Buriq, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë ku ka përçuar mesazhin se shteti i saj do të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat.

“Kosova ka bërë shumë hapa dhe është një shtet i respektuar por ka shumë sfida që duhet kaluar dhe Kroacia do që ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj evropiane. Miqtë nevojiten në të gjithë sferat”, ka thënë Pejqinoviq-Buriq në një konferencë të përbashkët me homologun nga Kosova, Behgjet Pacolli.

Ajo ka thënë se pakica shqiptare në Kuvendin e Kroacisë është njëri prej partnerëve të Qeverisë. “Duam edhe në Kosovë që ta avancohet pakica kroate. Besoj se ekziston një vullnet i mirë. Kam marrë premtime që të bëhet në drejtim të shkollës, infrastrukturës dhe punësimit. Është e rëndësishme që kjo pakicë të mbahet këtu”, ka thënë ajo .

Sa i përket rrugës euroatlantike, ajo ka thënë se ekziston marrëveshja ku ka një kornizë institucionale që do ta përcjell Kosovën deri në Bashkim Evropian (BE).

“Në lobimin që bën Kroacia Kosova duhet të jetë aty. Liberalizimi i vizave është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, sidomos për të rinjtë. Kufizimet fizike që vijnë nga regjimi i vizave pamundësojnë të rinjtë që potencialin e tyre ta zhvillojnë deri në fund. Po mundohemi që të gjitha çështjet që po merr qeveria e Kosovës dhe shpresojmë që kjo të ndodh sa më shpejt”.

“Sa i përket hyrjes në NATO-së, kriteri është i ngjashëm por ka një rrugë të veçantë që është edhe dialogu me Serbinë, që është parakusht për Serbinë për hyrjen e saj. Është me rëndësi që të punohet në këtë çështje”, Pejqinoviq-Buriq.

Më tutje, ajo ka thënë se Kroacia do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

“Mbesim të hapur dhe po e shtyjmë Kosovën. Ne jemi këtu të ndihmojnë që Kosova të anëtarësohet gjithkund, në Interpol dhe UNESCO”, Pejqinoviq-Buriq.

Për dialogun me Serbinë, Buriq ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje që është e pranueshme për të dy palët.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet…