Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi viziton udhëheqësin e divizionit për rajon të Mitrovicës, Nexhat Fazliun

10 qershor 2022 | 20:52

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, duke u bazuar në Planin e Veprimit të zyrës së Kryeinspektorit, sot ka vizituar zyrat e Divizionit për Kordinim Rajonal – Mitrovicë.

Në këtë vizitë Nikçi u takua me Udhëheqësin e Divizionit për Kordinim Rajonal – Mitrovicë, Nexhat Fazliu, si dhe me inspektorët e këtij divizioni.

Nikçi u njoftua nga afër me problemt dhe sfidat që Divizioni për Kordinim Rajonal -Mitrovicë i ka, ku u zotua që bashkarisht do t’i zgjidhin ato.

Në këtë vizitë, Nikçi u shoqërua nga zv. Kryeinspektori për Marrëdhënie në Punë, Murat Vokshi.

Kryeinspektori i IP-së, Hekuran Nikçi, do të vazhdoj vizitën e tij nëpër Divizionet tjera për Kordinime Rajonale të cilat janë në kuadër të Inspektoratit të Punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët tanë në Prishtinë, Tiranë , Shkup, Podgoricë e Luginë…