Kryekëshilltari i Kurtit shpenzoi më shumë se kryeministri në SHBA

28 qershor 2022 | 18:26

Vizita e delegacionit të Kosovës në SHBA i ka kushtuar buxhetit të shtetit plot 36 mijë e 722.47 euro.

Çfarë bie në sy në shpenzimet e delegacionit të Kosovës gjatë vizitës në SHBA, është shuma e shpenzuar nga shefi i Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, Luan Dalipi, shumë kjo që kalon edhe shpenzimet e vetë kryeministrit Albin Kurti gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan lajmi.net.

Deri sa kryeministri Kurti ka shpenzuar nga buxheti i shtetit në total 9 mijë  e 304.80 euro gjatë qëndrimit në SHBA, Luan Dalipi ka shpenzuar 9 mijë e 480.94 euro në total.

Bazuar në raportin e publikuar të shpenzimeve, Dalipi ka marrë 1 mijë e 617 euro mëditje, ka shpenzuar 4 mijë e 770.97 euro për akomodim, 2 mijë e 984.75 euro për biletë dhe 108.22 euro për shpenzime të tjera.

Dalipi personalisht ka në posedim një numër të mjaftueshëm të patundshmërive, të cilat i ka deklaruar edhe në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Sipas deklarimit të tij të pasurisë në AKK, Dalipi ka deklaruar se posedon banesë në vlerë mbi 107 mijë euro, bodrum në vlerë 6 mijë euro, garazhe në vlerë prej 3 mijë e 200 euro, si dhe shtëpi në pronësi të bashkëshortes e cila kap vlerën e 650 mijë eurove.

Ndërkaq, si pasuri të paluajtshme, shefi i Kabinetit të Kurtit ka deklaruar se posedon një veturë të llojit Mercedes E 220, e cila arrin vlerën e 40 mijë eurove. Gjithashtu, ai ka deklaruar se ka nën pronësi edhe një veturë tjetër të llojit Renault Captur, e cila kap vlerën e 9 mijë eurove.

Në deklarimin e pasurisë, Dalipi ka bërë të ditur se në njërën prej bankave të Kosovës ka 11 mijë e 868 euro, ndërsa ka deklaruar se bashkëshortja e tij posedon në bankë 30 mijë e 514 euro.

Dalipi merr pagë vjetore prej 9 mijë e 900 eurove në kuadër të detyrës së tij në Qeverinë e Kosovës.

Bashkëshortja e tij, bazuar në deklarimin e pasurisë së Dalipit, me profesion është doktoreshë dhe si pagë vjetore merr 18 mijë euro.

Shpenzimet e delegacionit të Kosovës gjatë vizitës në SHBA:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ruse kanë rrëmbyer kryetarin e Khersonit, Ihor Kolykhaiev, e…