Kryemadhi pranon mandatin në Fier

21 qershor 2021 | 15:33

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zgjedhur të mbajë mandatin e fituar në Qarkun Fier.

Me marrjen e këtij mandati në Fier, Kryemadhi i hap rrugën Petrit Vasilit që të marrë mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës, ndërsa ‘i mbyll dyert’ Kejdi Mehmetaj, e cila ishte renditur e dyta në listën e Fierit.

Vendimi është bërë i ditur nga shkresa e depozituar e Kryemadhit për KQZ-në, ku kjo e fundit shpreh vullnetin e saj për të zgjedhur mandatin e deputetit për Lëvizjen Socialiste për Integrim në qarkun e Fierit. Kujtojmë se, LSI në zgjedhjet e 25 prillit mori vetëm 4 mandate, 2 në Tiranë, një në Fier dhe një në Shkodër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tokio po bëhet gati të presë Lojërat Olimpike, që do…