Kryeministër Haradinaj, unë nuk e di a po humbim tokë a jo!
Shkruan: Ismet Kryeziu
Kjo dhe mundë të ndodhë shumë lehtë duke pasur parasysh kapacitet dhe resurset humane që angazhon vendi i ynë në çështje të ndërlikuara siç po del te jete kufiri. Një administratë e korruptuar dhe plotë nepotizëm, shumë lehtë mundet të mos jetë profesionale dhe shumë mundet të jetë gabim materia e komisionit Meha.
Për pasojë marrëveshja dhe kufiri të jenë gabim dhe kanë nevojë për korrigjim. Por jo pse dikush e ka shitur ose e ka tradhtuar vendin. Pak jam i prirë për të besuar se ka njerëz që kanë arsye të bëjnë tradhti. Për atë dhe mendoj se deklarata mes dy presidentëve është mjaftueshëm materie që i hap rrugë dy komisioneve të nxjerrin një përfundim më të saktë të kufirit.
Tërhiqe raportin e Bulliqit nga projektligji, jo vetëm për të zhbllokuar situatën politike por edhe pse askush nuk do duhej ta votonte një marrëveshje me një raport qe konkludon dhe përafërsisht nxjerr veprime penale, nga falsifikimi i hartave e deri te falja apo shitja e tokës.
Në bazë të atij raporti ne do të mundë të ju ndjekim penalisht të gjithë juve që po e nënshkruani dhe votoni një marrëveshje e cila jo domosdo mund të arrijë të korrigjojë dhe përmirësoj këto veprime penale tuajat të shkaktuara me vetëdije, si deputet.
Lehtësoja vetës punën dhe deputetëve tjerë. Mjafton deklarata e presidentëve që ju të vazhdoni të punoni për përmirësimet e mundshme në marrëveshjen për kufij. Ju nuk jeni duke hequr dorë nga kufiri nëse hiqni dorë nga raporti që të jetë në projektligj, ju nuk po humbni por po fitoni duke i dhënë një mundësi korrigjimit të gabimeve eventuale që mund t’i kenë bërë të tjerët.
E mjaftueshme është deklarata e nënshkruar e presidentëve, ajo është përfundimi i të gjeturave të raportit Bulliqi.
Prandaj asgjë s’të bën të humbësh nga tërheqja e raportit të Bulliqit. Përkundrazi për ju duhet të jetë prioritet dhe relevante ratifikimi i marrëveshjes, ratifikim i cili ti hap rrugët që të akordohesh me Malin e Zi dhe të emëroni një komision të përbashkët për të punuar në korrigjim dhe përmirësim të vijës kufitare.