Kryeministri Haradinaj: Në Dukagjin s’ka veteranë të rrejshëm

11 shkurt 19:30

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit që kishte sot në Deçan me familjarët e dëshmorëve të kësaj komune, foli edhe për rastin e veteranëve të rrejshëm.

Sipas të parit të qeverisë, kjo është vetëm një zhurmë dhe se do të vijë dita që të gjithë do të kuptojnë se ka pasur të drejtë në deklaratat e tij, se nuk ka veteranë të rrejshëm.

Haradinaj ka thënë që për të nuk ka veteran të rrejshëm.

“Për mua nuk ka veteran të rrejshëm, për mua të gjithë janë veteranë të gjithë kanë luftuar, gjithë janë angazhuar. Nuk e kuptoj pse u bë gjithë ajo zhurmë, por do të vijë dita që do të kuptojnë të gjithë se s’kanë pasur të drejtë.

Unë e di që krejt populli i Dukagjinit janë kanë në këto vendbanime, i madh e i vogël cilido katund ku kam shkuar, iu është dash me qëndruar aty… Unë e di që në Dukagjin janë dhjetëra-mijëra njerëz që janë kanë direkt në luftë”, tha ai.

Ndryshe, për rastin e veteranëve të rremë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës vitin e kaluar ka ngritur aktakuzë kundër 12 personave./gazetablic/

Lajme të sponsorizuara