Kryeministri irlandez mohon ‘komplotin’ për anulimin e Brexit-it

17 janar 2018 | 20:35

Nuk ekziston asnjë komplot evropian që synon për të detyruar Britaninë e Madhe të heqë dorë nga Brexit, nëpërmjet mundësisë së një referendumi të dytë, dhe kjo çështje do të përcaktohej veçse nga vetë britanikët, u shpreh sot në Strasburg kryeministri irlandez, Leo Varadkar.

I pyetur në lidhje me disa deklarata të eurodeputetit britanik dhe orkestruesit të Brexit Nigel Farage, në lidhje me një komplot që synon qëndrimin e vendit të tij në BE, ku ishte pjesë, Varadkar e përgënjeshtroi në mënyrë të prerë.

“Nuk jam i përfshirë në asnjë komplot me askënd”, u shpreh ai në konferencën për shtyp pas një fjalimi të mbajtur në Parlamentin Evropian.

“Nuk jam sigurisht palë në komplotin kundër Britanisë së Madhe, unë jam dhe dua të jem një mik i Britanisë së Madhe”, shtoi kreu i qeverisë irlandeze, përcjell Atsh.

”Do të ishte kundër produktive për të mbështetur thirrjet për një referendum të dytë britanik për Brexit”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një histori që është edhe një shenjë shprese për të…