Kryeministri italian falënderon mjekët shqiptarë që u bashkuan në luftë kundër koronavirusit (Video)

29 mars 2020 | 14:20

Një ditë pasi qeveria shqiptare ka dërguar në Bergamo një skuadër prej 30 mjekësh e infermierësh për t’ju bashkuar bluzave të bardha në vijën e parë të luftës kundër Covid-19, ka ardhur një reagim nga kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte.

Ai me anë një shkrimi në “Facebook” ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, si dhe 30 mjekët e infermierët që kanë mbërritur në Itali për të ndihmuar më përballimin e situatës me Covid-19.

Conte ka shpërndarë edhe një video të kryeministri Rama teksa përcillte nga Rinasi ekipin me 30 mjekë e infermierë ku shprehej “pavarësisht se nuk jemi të pasur, shqiptarët nuk e harrojnë mikun në vështirësi”.

Italia po kalon një periudhë tepër të zymtë nga pandemia koronavirus.

889 viktima u shënuan gjatë 24 orëve të fundit, shifër që mbetet tepër e lartë me një përmirësim të lehtë krahasuar me një ditë më parë.

Në total, mbi 10 mijë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, një rekord tepër tragjik për vendin fqinj.

Qeveria italiane ka shtuar dhe kontrollet në kufijtë e saj.

Grazie ??

Gepostet von Giuseppe Conte am Sonntag, 29. März 2020

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i shoqëruar edhe…