Kryeministri: Kemi prova për inskenimin e krizës humanitare në veri

25 qershor 2019 | 16:20

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për medie ka folur për përpjekjen e Serbisë për të inskenuar një katastrofë humanitare në veri të vendit.

Ai ka thënë se kanë prova për inskenimin e krizës humanitare në veri të Mitrovicës nga ana e Serbisë

“Jemi në dijeni tani për këtë plan, pra improvizimin e krizës humanitare. Kemi edhe prova të këtij skenari të tillë. Nuk do të lejojmë që të mungojë asnjë produkt, sepse ata janë qytetar të Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra Gjilanit ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut nga…