Kryeministri kërkon falje në emër të Nasim Haradinajt

23 dhjetor 2017 | 21:31

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar falje në emër të kushëririt të tij Nasim Haradinaj, i cili ditë më parë nëpërmjet një deklarate ofendoi familjarët e zyrtarëve të LDK-së të vrarë pasluftës.

Kryeministri në një emision në televizionin publik, tha se është mëkat që t’i merret si fjalë fyese deklarata e Nasim Haradinajt, përfaqësues i veteranëve të luftës, i cili nga mosha 14 vjeçare ka vuajtur dënimet e rënda nëpër burgjet e Serbisë, bashkë me gjithë familjet e tij, babanë, nënën, motrat e vëllezërit.

“Apeloj tek të gjitha partitë: Mos e teproni, mund të fitoni vota edhe në forma tjera. Nasimin e kam kushëri. S’është njeri i keq dhe besoj shumë se nuk ia do të keqen LDK-së. Është familjar, i ka vdekur baba pa e njohur familjen e vet. Por ne në Kosovë nuk dimë të menaxhojmë nganjëherë dhimbjen tonë. Edhe një herë po them, ata që e njohin Nasimin nuk ish dashtë me marrë ashtu deklaratën e tij me konotacion negativ”, ka thënë Haradinaj, duke kërkuar falje në emër të tij.
Kujtojmë se deklarata e Nasim Haradinajt në lidhje me vrasjet e zyrtarëve të LDK-së pas luftës, ngjalli reagime të shumta nga kjo parti. “Nuk ka lidhje nëse janë vrarë anëtarët e LDK-së”, deklaroi Haradinaj gjatë një emisioni televiziv./RTK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka marrë të…