KRYEMINISTRI KURTI DUHET TA DËGJOJË THIRRJEN E ALI AHMETIT PËR PJESMARRJE NË OPEN BALLKAN

19 qershor 2022 | 10:39

Ismet Sylejmani

Kërkesa dhe sygjerimi për pjesmarrja në Open Ballkan të Kosovës, nga ana e pjesmarrësve të Samitit dhe Amerikës dhe së fundi edhe e Liderit shqiptar Ali Ahmeti, është e drejtë dhe duhet të ndodhë, por jo pa e njohur Serbia Kosovën shtet Sovran dhe të Pavarur, pra ashtu sikur kanë kërkuar Shtete e Bashkuara të Amerikës me herët, sikur edhe Kancelari i Gjermanise Olaf Scholz në vizitën e Tij Beograd, por edhe tash se fundi edhe Rezoluta e Parlamentit Europian per njohje të ndërsjellë të Kosovës dhe Serbisë!

Mbështetja dhe kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës për pjesmarrje në Open Ballkan, është mbështetje e kërkesë e Aleatit më të madh, i cili gjatë luftës së UÇK-së, me 732 aeroplanë bombardues e bombardoi Serbinë për ta çliruar Kosovën nga dhuna serbe!

Është më e pakta mbështetja ndaj qëndrimit të Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti në mbështetje të Open Ballkan, proces të cilin e mbështesin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikes, edhe BE, edhe Shqipëria!

Aty ku është Shqipëria Nënë, aty ku është aleati ynë i madh Amerika dhe aty ku është themeluesi i tri Ushtrive Çlirimtare Ali Ahmeti, aty duhet të jetë edhe Kosova!

Mbështetja dhe kërkesa e Ali Ahmetit ndaj Kosovës për pjesmarrje në Open Ballkan, është mbështetje e kërkesë e njërit prej bijëve më të mëdhenj, i cili tërë jetën e Tij ia ka kushtur luftës për liri e çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Kryeministri Kurti asnjë hezitim nuk duhet të ketë për hyrje në Open Ballkan, sepse tashmë po vërtetohet dhe po dëshmohet se Open Ballkanin e përkrahë edhe Amerika, e përkrahë BE, e përkrahë Shqipëria, por e përkrahë edhe Ali Ahmeti!

Aty ku e hedhë hapin dhe ku e vë kokën për çështje kombëtare Ali Ahmeti, nuk bën të ketë hezitim, duhet të lëvizin edhe të tjerët!

Amerika në tërë historinë e sajë, asgjë nuk ka përkrahur ndaras, asgjë vetëm ekonomike apo asgjë vetëm politike!

Prandaj edhe Open Ballkan do të ketë përkrahje të gjithanshme të Amerikës, pra do të ketë edhe mbështetje politike e edhe mbështetje ekonomike!

Serbia është e pafuqishme për të udhëhequr apo për të ndryshuar kursin e Open Ballkan në funksion të agjendës ruse!

Prishtinë, 19 Qershor 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rayan Ait-Nouri është një nga zbulimet e këtij edicioni në…