Chelsea dhe Manchester City në garë për Rayan Ait-Nouri, Wolves kërkon 40 milionë euro

19 qershor 2022 | 10:24

Rayan Ait-Nouri është një nga zbulimet e këtij edicioni në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Mbrojtësi i majtë francez ka pasur një vit shumë të mirë te Wolverhampton Wanderers dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City është në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe Pep Guardiola e pëlqen shumë anësorin francez Rayan Ait-Nouri.

21-vjeçari ka zhvilluar 27 ndeshje me Wolves këtë edicion, ku ka shënuar edhe një gol dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Përveç Manchester Cityt në garë për shërbimet e francezit është edhe gjiganti tjetër anglez Chelsea.

Wolves është gati ta shes yllin e skuadrës dhe tanimë i ka vendosur çmimin prej 40 milionë eurove.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet e Europës po përballen me një valë të nxehti…