Kryeministri Kurti takohet me O’Brien: ShBA-ja është një mik dhe aleat i çmuar

16 janar 2024 | 20:41

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar Zëvendës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien në Davos të Zvicrës.

Kurti tha se O’Brein vlerësoi progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës, teksa bëri të ditur se ai e njohu përmbajtjen e Kosovës përballë sulmeve dhe provokimeve.

“ShBA-ja është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, shkroi Kurti.

Kreu i qeverisë po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë pak para mesnatës, në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë…