Kryeministri Kurti takohet me Tsipras, diskutojnë për bashkëpunimin rajonal

09 korrik 2021 | 22:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi në Athinë liderin e partisë SYRIZA, Alexis Tsipras.

Zyra e kryeministrit njofton se në këtë takim u diskutua për përmirësimin e gjendjes në menaxhimin e COVID-19 dhe reformat e vendit në fushën e sundimit të ligjit dhe ekonomisë.

“Gjatë këtij takimi, u bisedua për përmirësimin e dukshëm të situatës aktuale në menaxhimin e pandemisë COVID-19 si dhe reformat e Qeverisë së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik. Kryeministri Kurti foli edhe për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

U vlerësuan marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë si dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët. ​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sërish i besoi Bali Muharremajt…