Kryeministri Kurti udhëton për në Zvicër

22 shtator 2023 | 10:59

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka udhëtuar sot për në Zvicër.

Zyra e kryeministrit, përmes një komunikate për medie ka bërë me dije se pasdite ai do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Alain Berset.

Sipas njoftimit, gjatë qëndrimit në Bern, Kurti do të zhvillojë po ashtu një takim me kandidatët shqiptarë për zgjedhjet federale të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse në qendër të ngjarjeve në Nju Jork është sesioni…