Kryeministri nuk pret shpërputhje qëndrimesh me presidentin në samitin e Berlinit
26 prill 2019
| 15:17
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk ka ndryshim të qëndrimeve të Qeverisë në temat siç është taksa dhe kufijtë e Kosovës.
I pyetur pas mbledhjes së Qeverisë se a kanë qëndrime të njëjta me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që do t’i paraqesin në samitin e Berlinit, ai ka thënë se vazhdon t’i ketë qëndrimet e njëjta.
Në këtë kontekst, Haradinaj, ka thënë se shpreson që nuk do të ketë shpërputhje të qëndrimeve me presidentin Thaçi.
“Do të kemi kohë të flasim me presidentin dhe do të harmonizojmë qëndrimet, nuk besoj se ka ndonjë dallim në çështje të caktuar”, ka thënë Haradinaj.
/Epoka e re/