Kryeministri Rama: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro

29 mars 2023 | 16:22

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se planin e qeverisë që drejtohet nga ai për rritje të pagave në vend.

Në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Rama  ka thënë se plani ambicioz për rritje pagash, synon që të mundësojë në harkun e këtyre dy viteve, 2023-2024, ngritjen e Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit.

Ai ka thënë se ky plan synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh.

“Tanimë kemi në dorë një plan shumë ambicioz, por njëkohësisht mjaftueshëm të arsyeshëm për një rritje pagash, e cila synon të mundësojë ngritjen në harkun e këtyre dy viteve, pra të 2023-it, 2024-ës të Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit. Faktikisht synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh, që do të thotë se jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve, në të mirë të familjeve dhe pas rritjes së pagës minimale tani mund të shkojmë drejt rritjes edhe të pagës mesatare, e thashë në dy faza”, ka thënë Rama pas mbledhjes së qeverisës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka publikuar draft-reformat në çështjen e imigrimit nga shtetet…