Kryeministri Rama: Vite më parë Kombëtarja emigronte, sot në Tiranë luajnë ekipet më të mira ndërkombëtare

06 maj 2022 | 11:16

Më 25 maj zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, finalja e Ligës së Konferencës.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme sportive ka reaguar kryeministri Edi Rama i cili thotë se falë investimit në impiantet sportive një finale Evrope do të zhvillohet në Shqipëri.

“Kush e mendonte deri para pak vitesh, kur Kombëtarja e Shqipërisë emigronte jashtë se s’kishte stadium të pranuar nga FIFA/UEFA për ndeshjet e shtëpisë?!

Po nuk është vetëm stadiumi, është imazhi i Shqipërisë, niveli i sigurisë, shërbimit, ushqimit, nami ndërkombëtar i Tiranës, që janë sot pakrahasimisht më mirë se sa deri para disa vitesh dhe siç më tha një nga të dërguarit e UEFA-s, “Ne jemi të lumtur të kontribuojmë, që njerëzit në Evropë ta mësojnë se sa rrënjësisht ndryshe është Shqipëria nga perceptimi i krijuar për vendin tuaj në kohë të këqija“, shkruan Rama.

Roma-Feynord do jetë finalja e Ligës së Konferencës, që do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga VOA- Sulmi ndaj Ukrainës do të thotë se më…