Kryeministri u thotë Ambasadorëve se për Specialen do të veprojë sipas vendimeve të Parlamentit

23 dhjetor 13:11

Ramush Haradinaj u ka thënë ambasadorëve të akredituar në Prishtinë se do të veprojë bazuar në vullnetin e deputetëve lidhur me shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Takimi i Shefit të Qeverisë e ka mbajtur takimin me ambasadorët vetëm një ditë pasi ka nisur procedura për shfuqizimin e Speciales.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe përfaqësuesin e Zyrës së BE-së në Kosovë,me të cilët bisedoi për çështjen e nismës së 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kryeministri Haradinaj i falënderoi ambasadorët e Quintit për përkrahjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme për Kosovën në të gjitha proceset. Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi i respekton vendimet e të zgjedhurve të popullit”, shkruan në njoftimin e qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),  Isa Mustafa, bashkë…